Google ADS

Dëmtohet aparati për tërheqjen e dokumenteve afër Qendrës së Regjistrimit në Zveçan

10:14 | 6 Shkurt 2024
E.K

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Zveçanit disa persona kanë dëmtuar ekranin e një pajisjeje, e cila përdoret për nxjerrjen e dokumenteve personale.

Sipas raportit 24-orësh bëhet e ditur se aparati në fjalë gjendet në afërsi të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve.

Tutje, thuhet se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Nemanja, Zveçan / 02-05.02.2024. Ankuesi kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar ekrani i aparatit që shërben për tërheqjen e dokumenteve personale që gjendet në afërsi të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.”, thuhet në raport./Arbresh.info

Të ngjashme