Google ADS

Osmani i uron shërim të shpejtë Mbretit Charles pas diagnostikimit me kancer

08:36 | 6 Shkurt 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë, mbretit të Britanisë së Madhe, Charles III i cili është diagnostikuar me kancer.

Osmani tha se populli i Kosovës bashkohet me shpresë dhe solidaritet, duke i uruar Madhërisë së tij shërim të shpejtë dhe të plotë.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për HM Mbretin Charles III, Familjen Mbretërore dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar në dritën e diagnozës së fundit të Mbretit. Populli i Kosovës ju bashkohet me shpresë dhe solidaritet, duke i uruar Madhërisë së Tij shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan Osmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme