Google ADS

Ngjarjet e ditës

06:52 | 6 Shkurt 2024
E.H

Këto janë ngjarjet që janë paralajmëruar se do të ndodhin sot në vendin tonë:

10:00
Instituti D4D organizon konferencën me temën “Monitorimi i çrregullimeve të informacionit në mediat online dhe sociale gjatë muajve tetor-dhjetor”. (Hotel “Sirius”)

10:00
Bëhet lëshimi i WI-FI-së në autobusët e Trafikut Urban. Merr pjesë kryeshefi Ekzekutiv i Trafikut Urban, Burim Maraj. (Pritorja te New Born)

10:15
Ministria e Ekonomisë lanson Thirrjen Publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe NMV-ve për investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti, (Mensa “Ramiz Sadiku”)

11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportun e auditimit të performancës “Renovimi dhe rikonfigurimi i stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë”. I ftuar është ministri i MKRS, Hajrulla Çeku. (Kuvendi i Kosovës, N302)

11:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj. ( Shtëpia e Bardhë, Prizren)

12:30
Këshilli i prindërve në ShFMU “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë organizon protestë pasi nxënësit e klasëve të pesta nuk po vijojnë mësimin që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, për shkak të ndryshimit të orarit dhe kalimit në ndërrimin e tretë. (Para shkollës “Mihal Grameno” – Aneksi)

13:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, shqyrton peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N303)

13:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Draft-Planin e Punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Draft-Planin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024. (Kuvendi i Kosovës, N302)

13:30
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore shqyrton raportin e grupit punues për shqyrtimin e CV-ve te kandidatëve për ekspertë, si dhe diskuton rreth hartimit të planit të punës. (Kuvendi i Kosovës, N10)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme