Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Brentfordit, në kuadër të javës së 23-të në Premier League.
Ndeshja nisi me një dominim të madh të Man Cityt, mirëpo Brentfordi gjeti golin i pari, shkruan Arbresh.info.
Mupay shënoi për t’i dhuruar vendasëve epërsinë në minutën e 21-të.
City gjeti barazimin në minutën e tretë shtesë, kur Phil Foden shënoi për të dërguar ndeshjen në baraspeshë.
Foden shënoi sërish në minutën e 53-të për 2-1 për t’i dhënë Cityt epërsinë e parë në ndeshje.
Teksa anglezi në minutën e 70-të arriti të shënoj edhe golin e tretë të hattrickut për 3-1.
Me këtë fitore City arrin në kuotën e 49 pikëve duke zbutur diferencën me liderin Liverpool në vetëm dy pikë./Arbersh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...