Me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë në takimin Ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ku u diskutua rreth integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian pa vonesa, ndryshimi i qasjes së BE-së në raportet me armiqtë e demokracisë, paqes dhe stabilitetit në rajon ishte kërkesa që adresoi Ministrja Gërvalla para homologëve të saj nga shtetet anëtare të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, përcjell Arbresh.info
Në sesionin e parë të takimit Ministror, Ministrja Gërvalla paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës në demokraci, sundim të ligjit, mbrojtje të të drejtave të pakicave, plotësim të kriterëve të para anëtarësimit dhe harmonizimit të legjislacionit me atë të BE-së.
“Ne duhet të sigurohemi që ngjarjet e tmerrshme të 24 shtatorit të vitit 2023, kur Kosova u përballë me aktin e agresionit serb, të mos përsëriten. Për të parandaluar këtë, ne duhet të vendosim përgjegjësi shtetërore dhe masa ndëshkuese ndaj akteve të agresionit që provokojnë dhe nxisin konflikte”, tha Gërvalla para homologëve të saj.
Gërvalla falënderoi nikoqirin, Ministrin Tajani për mbështetjen dhe potencoi përkushtimin e Kosovës në krijimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm duke nënvizuar edhe nevojën e moslejimit të akteve të tjera si akti i agresionit të Serbisë në Kosovë, me 24 shtator, 2023, në Banjskë.
Në fund Gërvalla deklaroi se arritja e normalizimit, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit ekonomik kërkon avancim demokratik në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, i nxitur nga vlerat e përbashkëta dhe orientimi strategjik.
“Ne përballemi me sfida të përbashkëta dhe përpjekjet kolektive janë thelbësore për tejkalimin e tyre”, tha Gërvalla./Arbresh.info
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore