Google ADS

Mancini: De Rossi na dhuroi qetësi dhe na solli ide të reja

21:18 | 5 Shkurt 2024
D.H

Mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini, ka folur për mediat italiane pak para të fillonte ndeshja ndaj Cagliarit.

Ai në veçanti theksoi përvojen e re me trajnerin Daniele De Rossi, shkruan Arbresh.info.

Për Mancinin, De Rossi i dhuroi qetësi dhe ide të reja skuadrës, ndërsa theksoi se për të kishin shumë vlerësim edhe përpara se të bëhej trajner i “verdhekuqve”.

“Shumë njerëz e njihnin tashmë trajnerin përpara dhe ai vlerësohej si shok skuadre, kundërshtar dhe bashkëpunëtor. Ai është një person që e njeh mirë mjedisin dhe gjëja e parë që bëri ishte të na qetësonte dhe të na sjellë ide të reja“-deklaroi mbrojtësi.

Roma momentalisht është duke luajtur me Cagliarin dhe është duke fituar me rezultat 2-0./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme