Google ADS

Mësohen datat e gjysmëfinaleve dhe finales në Kupën e Italisë

17:45 | 5 Shkurt 2024
D.H

Kupa e Italisë ka arritur në fazën më të rëndësishme të kompeticionit.

Kanë mbetur vetëm edhe katër skuadra që kërkojnë çmimin e madh, trofeun e Kupës, shkruan Arbresh.info.

Juventus, Lazio, Fiorentina dhe Atalanta kanë vetëm një qëllim, që të fitojnë këtë trofe.

Në fazën gjysmëfinale do të takohen Juventus-Lazio, Fiorentina-Atalanta.

Gjysmëfinalet e para do të luhet me datën 2/3 prill, kurse ndeshjet e kthimit me 23/24 prill.

Teksa finalja e madhe do të luhet me 15 maj në “Stadio Olimpico” të Romës.

Finalja do të luhet me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme