Nisi mëngjesin e kësaj së hëne në Gjykatën e Barcelonës, procesi për akuzat për përdhunim ndaj Dani Alvesit. Ish-futbollisti akuzohet për dhunë seksuale nga një 23-vjecare. Me ngjarjet që kanë ndodhur në natën mes 30 dhe 31 dhjetorit 2022, në diskotekën Sutton të Barcelonës.
Pak ditë më pas, Dani Alves u paraqit në polici për të dhënë deklaratën e tij. Por u arrestua dhe u transportua në burgun katalanas: Brinas 2. Tani pas thuajse 13 muajsh po përballet në një proces me palën akuzuese, që kërkon ndaj tij 12 vite burg. Ndërsa prokuroria ka kërkuar 9 vite, përveç ndëshkimeve të tjera ekonomike.
Deri në fund pala mbrojtëse u përpoq të gjente një akord me viktimën, por pa sukses. Në këtë mënyrë ish-lojtari i kombëtares së Brazilit u paraqit në gjykatë, ku bashkë me të ishte edhe nëna e tij, Lucia. E cila në media të ndryshme është akuzuar se ka shpërndarë në rrjete sociale foton e viktimës, diçka që ka përkeqësuar figurën e të birit.
40-vjeçari ishte në vështirësi që më parë, duke qenë se në marrjet në pyetje ka ndryshuar versionet mbi ecurinë e ngjarjeve atë natë plot 4 herë. Herën e parë deklaroi se nuk e kishte parë kurrë më parë “viktimën”.
Dhe njëkohësisht duke shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë. Mbrojtja gjithashtu ka kërkuar që Dani Alves të deponojë i fundit në radhë, pas vajzës në fjalë dhe jo i pari, siç ishte parashikuar fillimisht./ss
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku