Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka mirëpritur në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Me anë të një postimi në platformën X, Kallas tha se vendi i saj i mbështet plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së dhe NATO-s, përcjell Arbresh.info.
“Estonia mbështet plotësisht përpjekjet e #Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndajmë përvojën tonë të reformës. Dialogu dhe integrimi evropian do të ndihmojnë në sigurimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.
Konjufca po qëndron për vizitë zyrtare në Estoni ku është pritur në takim nga krerët më të lartë të shtetit estonez./Arbresh.info
Glad to welcome @KonjufcaGlauk at the Stenbock House.
Estonia fully supports #Kosovo‘s efforts on its path towards the EU and NATO. We always stand ready to share our reform experience.
Dialogue and European integration will help secure stability in the Western Balkans. pic.twitter.com/sHDnbedUOC
— Kaja Kallas (@kajakallas) February 5, 2024
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...