Policia dhe Dogana e Kosovës parandalojnë katër raste të kontrabandimit me mallra në veri

15:51 | 5 Shkurt 2024
E.H

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë arritur të parandalojnë katër raste të kontrabandimit me mallra në afërsi të Zubin Potokut.

Në njoftim thuhet se janë sekuestruar:

• Birra 30 pako x 24 copë,
• Majonez– 7 pako x 12 cope x 500ml,
• 24 komplete x 4 bidone x 5 litra – 580 litra alkool të koncentruar (Origjina Serbi).
• Pije joalkoolike– 150 komplete x 24 cope x 0.33 litra (Origjina Serbi)
• Pije joalkoolike– 202 komplete x 24 cope x 250 ml
• Automjet transportues IVECO me targa të huaja/i pazhdoganuar

“Ky veprim i përbashkët ka për qëllim zbatimin e ligjit dhe luftimin e kontrabandës në këtë pjesë. Aktivitetet e përbashkëta vazhdojnë dhe janë një shenjë e përkushtimit të vazhdueshëm të autoriteteve për sigurinë dhe ligjin në vend. Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të bashkëpunojnë në përforcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në territorin e vendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme