Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier do të mbajë konferencë për media para ndërtesës së Qeverisë.
Konferenca do të nis në orën 11:30.
Kjo konferencë vjen si rezultat i një takimi që aktualisht është duke e zhvilluar me kryeminsitrin Albin Kurti.
Kujtojmë se ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e fundit po rrit tensione të panevojshme etnike.
Hovenier ka përmendur edhe mundësinë e mosmbështetjes amerikane për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Në një letër, të cilën e ka publikuar ambasada amerikane në Prishtinë, përmendet edhe çështja e mbylljes së objekteve të “institucioneve të administruara nga Serbia” në Dragash, Pejë, Istog e Klinë dhe zyrën e një organizate joqeveritare në Prishtinë.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”. /Telegrafi/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen