ijojnë zjarret masive në Kili, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 112. Siç shkruhet në mediat e huaja, të paktën 1600 persona kanë mbetur të pastrehë.
Zjarret më të shumta raportohen në periferi të qytetit bregdetar Vina del Mar, që ndodhet 122 km në perëndim të kryeqytetit Santiago e ku banojnë plot 300 mijë njerëz. Disa zona të Vina del Mar janë shkatërruar plotësisht, ndërsa 200 persona rezultojnë të zhdukur.
Dje pasdite, Shërbimi i Mjekësisë Ligjore bëri me dije bilancin e trishtë duke theksuar se vendi po përballet me një tragjedi të përmasave shumë të mëdha.
Guvernatori i Vina del Mar, Rodrigo Mundaca beson se zjarret mund të jenë shkaktuar qëllimisht. “Si autoritete, ne do të duhet të punojmë me rigorozitet për të gjetur se kush është përgjegjës”, u shpreh ai.
Flakët kanë asgjësuar edhe një nga kopshtet më të famshme botanike në Kili, i cili ekzistonte që prej vitit 1931. Përpos zonave pyjore, flakët janë shpërndarë edhe në qytet pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve kiliane. Aktualisht temperaturat janë në vlerën 30 gradë Celsius, shoqëruar me erëra të forta, gjë që e bën akoma më të vështirë neutralizimin e situatës.
Thuhet se 230 zjarre kanë qenë të ndezur njëkohësisht këto ditë.
Kjo situatë vjen si pasojë e fenomenit “El Nino” i cili ka shkaktuar thatësira dhe temperatura tejet të larta në Amerikën Jugore.
Në Janar të këtij viti rreth 17 mijë hektarë pyje u shkatërruan në Kolumbi./tvklan.al
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...