Google ADS

Protestat dhe bllokimi i rrugëve nga serbët, qytetarëve u kërkohet të mos udhëtojnë drejt Merdares

10:47 | 5 Shkurt 2024
E.G

Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e Serbisë, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim.

Sipas njoftimit të kësaj Qendre, bllokimi do të bëhet nga ora 12:00-15:00, shkruan Arbresh.info.

Me këtë rast QMK ka inkurajuar qytetarët që të përdorin Pikat e tjera Kufitare për qarkullim .

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e SRB, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim.”, thuhet në njoftim.

“Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme