Osmani pret në takim ministrin gjerman të Mbrojtjes

07:11 | 5 Shkurt 2024
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim Ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius.

Sipas Presidencës, takimi do të mbahet në orën 11:00 në Kabinetin e Presidencës, shkruan Arbresh.info.

Pas takimit, presidentja Osmani dhe ministri gjerman do të mbajnë konferencë për media.

“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius. Pas takimit, Presidentja Osmani dhe ministri Pistorius do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/

Të ngjashme