Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:00 | 5 Shkurt 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

08:00

Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë. (Prishtinë)

10:00

Organizohet dhurimi vullnetar i gjakut në Ratkoc të Rahovecit. (Shkolla Fillore “4 Dëshmorët, Ratkoc)

11:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius. Pas takimit, Osmani dhe Pistorius do të mbajnë konferencë për medie. (Kabineti i Presidentes)

12:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret për vizitë ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius. (Ndërtesa e Qeverisë)

13:30

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pret në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, të shoqëruar nga deputetë të Bundestagut. Mediet mund të marrin pamje. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes)

15:00

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe ministri i Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH). (QNKTSH në Pomozatin)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme