Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar me ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha ish-presidenti ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Pata kënaqësinë të ndajmë bashkë momente të këndshme me ish-Presidentin e Republikës së Kroacisë, z. Stjepan Mesiq dhe miq tjerë. Z. Mesiq, një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës dhe popullit të saj, në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90-ta deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit tonë drejt pavarësisë.”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, ai tha se rrugëtimi i Kroacisë është shembull për Kosovën.
“Shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO, është një shembull të cilin duhet ta ndjek Kosova në agjendën e saj euro-atlantike.”, përfundoi kreu opozitar./Arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit