Arrestohet një person në Zveçan për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

22:54 | 4 Shkurt 2024
E.G

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Kolashinska të Mitrovicës Veriore nën dyshimin për posedim të substancave dehëse.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhësi i Policisë së Kosovës pë rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Sipas Elshanit gjatë kontrollit të makinës Range Rover së të dyshaurit me iniciale M.R  (1987) nuk u konstatua asgjë e paligjshme.

Por, siç bën të ditur ai, nën dyshimin për posedim të substancave dehëse, shtëpia e tij është kontrolluar në Zveçan.

“Gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e caktuar marijuanë, 6 pilula të dyshuara si ekstazi, një peshore digjitale, gëzhoja pushke dhe 14 makina për prodhimin e kriptovalutave dhe janë konfiskuar”, ka thënë Elshani.

Ai ka deklaruar se aksionin e ka kryer njësiti rajonal kundër narkotikëve, ndërsa kanë ndihmuar policët e stacionit të Mitrovicës Veriore.

Policia e Kosovës po e trajton rastin si posedim i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope apo të ngjashme, si dhe posedim i paautorizuar i armëve./Arbresh.info/

Të ngjashme