Google ADS

Thonjtë “V”, të thjeshtë dhe mbresëlënës

22:28 | 4 Shkurt 2024
E.G

Ne e dimë që thonjtë “french” janë të pavdekshëm, megjithatë ndonjëherë na nevojiten disa ide më novative. Pra nëse ju pëlqen shumë ai stilimi francez tek thonjtë tuaj, por nga ana tjetër edhe doni të guxoni pak, ne kemi disa sugjerime për ju.

Thonjtë V -Tip janë shumë të thjeshtë për t’u bërë, pasi në thelb në vend që të vizatoni atë vijën e bardhë në fund të thoit, ju formoni një V.

Për një rezultat akoma më mbresëlënës dhe modern, mund të zgjidhni çdo ngjyrë që dëshironi, përveç të bardhës klasike. Forma V mund të jetë e madhe, e vogël, e trashë ose e hollë, sa të dëshironi. Opsionet janë të pafundme dhe gjëja më e mirë është se ky manikyr i veçantë është shumë i lehtë për t’u realizuar edhe në shtëpi./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme