Google ADS

Kurti nesër pret në takim ministrin gjerman të Mbrojtjes

22:10 | 4 Shkurt 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër pret në vizitë ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë në orën 12:30, shkruan Arbresh.info.

Me ministrin gjerman do të takohet edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Sipas Presidencës, takimi do të mbahet në orën 11:00 në Kabinetin e Presidencës.

Pas takimit, presidentja Osmani dhe ministri gjerman do të mbajnë konferencë për media./Arbresh.info/

Të ngjashme