Google ADS

Klopp pas humbjes nga Arsenali: Ata shënuan gola dhe ishin në shumë pjesë më të mirë se ne

20:58 | 4 Shkurt 2024
D.H

Liverpooli u mposht 3-1 nga Arsenali në kuadër të xhiros së 23-të në Premier League.

Pas ndeshjes trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp komentoi humbjen e skuadrës së tij, shkruan Arbresh.info.

Fillimisht ai uroi Arsenalin për fitore dhe tha se nuk ishin në nivelin e duhur gjatë kësaj ndeshje.

“Urime për Arsenalin. Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë sot. Do të kisha dashur ta shihja ndeshjen më gjatë në 1-1. Ne gjetëm një mënyrë për të hyrë në lojë. Nuk gjuajtëm shumë në portë, por shënuam gol”, ka thënë fillimisht ai.

Tutje ai tha se Arsenali ka qenë në shumë pjesë më të mirë se skuadra e tij.

“Ata shënuan gola dhe ishin në shumë pjesë më të mirë se ne. Ne duhet të luajmë futboll më të mirë, kjo është e qartë”, shtoi Klopp.

Kur u pyet lidhur me kartonin e kuq, gjermani dha një përgjigje mjaft diplomatike.

“A ishte një karton i kuq? Nuk jam i sigurt. Por edhe pa këtë ne humbasim 2-1 dhe kemi vetëm një goditje në portë”, theksoi gjermani.

Pas 23 xhirove, Liverpooli është i pari me 51 pikë ndërsa Arsenali është një vend më  posht me dy pikë më pak./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme