Chelsea nuk di për fitore mposhtet edhe nga Wolves

17:05 | 4 Shkurt 2024
D.H

Chelsea është mposhtur me rezultat 4-2 në ‘Stamford Bridge’ nga Wolves në kuadër të xhiros së 23-të në Premier League.

‘Blutë e Londrës’ e filluan ndeshjen mjaft mirë duke shënuar përmes Cole Palmer në minutën e 19-të, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo mysafirët u përgjigjen shpejtë duke realizuar përmes Cunha tre minuta më vonë për të barazuar rezultatin.

Teksa dy minuta para fundit Disasi shënoi në portën e tij për t’i dhuruar epërsinë e parë Wolves.

Cunha arriti të shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Wolves në minutën e 63-të, për të dyfishuar epërsinë e ‘ujqërve’.

Po i njëjti kompletoi Hattrickun e tij nga penalltia në minutën e 82-të dhe vendosi rezultatin 4-1.

Kurse për rezultatin final 4-2, u përkujdes Thiago Silva i cili shënoi nga një asistim i Mudrykut.

Chelsea bie në pozitën e 11-të pas kësaj humbje me 31 pikë ndërsa Wolves ngritët në pozitën e 10-të me një pikë më shumë se Chelsea.

Për londinezët kjo ishte humbja e dytë me katër gola të pranuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme