Janë bërë tre vjet që Kadri Rahimaj po ushtron pozitën e kryetarit të Komunës së Kamenicës.
Por a janë të kënaqur qytetarët e kësaj komune me punët e tij?
Arbresh.info ka vizituar qytetin e Kamenicës, ku ka marrë përgjigjet e qytetarëve rreth realizimit të projekteve dhe premtimeve që Rahimaj kishte bërë gjatë fushatës përmes së cilës edhe ka arritur ta marrë këtë mandat.
Një qytetarë shprehet se kryetari Rahimaj ka realizuar të gjitha premtimet, duke e cilësuar atë si një djalë shembullor.
“Kryetari i Kamenicës i ka realizuar të gjitha premtimet që i ka pasur, është një djalë shembullor dhe shumë i edukuar dhe nuk kam asnjë vërejtje për të. Kamenica nuk ka pasur asnjë kryetarë si ky i tanishëm”, shprehet ai.
I kënaqur me punën e tij, shprehet edhe ky qytetarë, i cili pohon se Rahimaj ka bashkëpunuar mjaftë mirë me nivelin qendror.
“Për këto dy vite mandat kryetari ka punuar mjaftë mirë, ka bashkëpunuar mjaftë mirë me nivelin qendror. Me një fjalë mendoj që është bërë një punë e mirë dhe t’i përmbushë të gjitha objektivat”, u shpreh ai./Arbresh.info/ Edona Krasniqi/
Për më shumë ndiqeni videon
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...