BQK tregon se ku dhe si mund të bëhet pranimi e konvertimi i valutave të tjera në euro

13:48 | 4 Shkurt 2024
E.H

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka treguar se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi i valutave të tjera në euro.

BQK me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se këmbimet valutore mund të kryhen në Kosovë në të gjitha institucionet apo këmbimoret të cilat janë të licencuara nga BQK-ja për të ofruar këtë shërbim, ndërsa ka treguar edhe se a mund të përdoren si mjet pagese valutat tjera joeuro, përcjell Arbresh.info.

“Valutat tjera jo euro mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta joeuro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta joeuro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor, pa kufizim”, njofton BQK-ja.

Rregullorja për Operacione me Paratë e Gatshme 

Kujtojmë se rregulloren e re të BQK-së, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, e kanë kundërshtuar SHBA dhe BE me arsyetimin e mund të nxisë tensione etnike në vend./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme