Ndalimi i dinarit në Kosovë, Serbia thotë se nesër do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

13:35 | 4 Shkurt 2024
E.H

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverisë serbe, Petar Petkoviq ka bërë të ditur se Serbia nesër do të kërkoj seancë urgjente në Këshillin e Sigurisë të OKB-së për vendimin e BQK-së për dinarin.

Sipas Petkoviq, pas rregullores së re të BQK-së qytetarët serb në Kosovë “janë në situatë të vështirë” teksa në një intervistë për RTS akuzoi kryeministrin Albin Kurtin për fillimin e një krize.

Kujtojmë se rregullorja e re e BQK-së parasheh se nga 1 shkurti 2024 valuta e vetme që mund të përdoret në territorin e Kosovës për blerje me para të gatshme është euro, duke e larguar kështu dinarin serb nga tregu kosovar.

Ky vendim i cili ka hyrë në fuqi ditë më parë, është kundërshtuar nga BE dhe SHBA./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme