Balla kërkon nga qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut për të rritur sigurinë në rrugë

13:24 | 4 Shkurt 2024
E.H

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se Policia Rrugore po bën çdo përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e sigurisë në rrugë, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që ti respektojnë rregullat e trafikut.

“JU LUTEM RESPEKTONI RREGULLAT E QARKULLIMIT RRUGOR Policia Rrugore po bën çdo përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës. Le të bëhemi bashkë për një rrugë më të sigurtë! Kujdesi nis nga secili prej nesh!
Respektoni vizat e bardha!”, ka shkruar Balla në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme