Arrestohet një person në Deçan për armëmbajtje pa leje

09:31 | 4 Shkurt 2024
E.H

Një person është arrestuar ne Lëbuzhë të Decanit për armëmbajtje pa leje, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikator të zbrazët dhe tetë fishek të kalibrit 7.62, shkruan Arbresh.info.

I dyshuari mbahet në ndalim policor.

“Lëbuzhë, Deçan 03.02.2024-23:50 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë, me një karikatorë të zbrazët dhe tetë fishekë te kalibrit 7. 62. Me vendim të prokurorit, i dyshuari mbahet në ndalim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme