Një person ka humbur jetën si pasoj e një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë saktësisht në Krivovë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima ishte duke e drejtuar veturën me targa vendore dhe duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes i njëjti ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, shkruan Arbresh.info.
Viktima është dërguar në QKUK mirëpo nga lëndimet e marra nuk ka mbijetuar.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Nacionale Pejë-Prishtinë, Krivovë 03.02.2024, 13:40. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar veturën e tij me targa vendore, duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes e humb kontrollin ndaj veturës me ç’rast rrokulliset. I njëjti pas trajtimit në vendin e ngjarjes është dërguar në QKUK , ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij nga lëndimet e marra. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Vdes personi i lënduar në aksidentin e sotëm te Kroni i Mbretit
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...