Bayern Munich ka konfirmuar se mbrojtësi Alphonso Davies, ka pësuar një tendosje të ligamenteve në gjurin e tij të majtë gjatë ndeshjes me Borussia Monchengladbach.
Përmes një komunikate gjiganti gjerman njoftoi se kanadezi ka pësuar një lëndim në fitoren me rezultat 3-1 të shtunën ndaj Gladbachut. Ky lajm vjen si një goditje e rëndë për klubin para duelit ‘jetë a vdekje’ në ligë ndaj liderit Bayer Leverkusen javën e ardhshme.
Bavarezët tashmë kanë vuajtur mungesën e disa lojtarëve si Joshua Kimmich dhe Dayo Upamecano pikërisht për shkak të lëndimeve.
“Alphonso Davies ka pësuar një tendosje të ligamentit në gjurin e tij të majtë në fitoren e Bayernit me rezultat 3-1 në Bundesliga në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbach. Shërim të shpejtë, Phonzy!”, ka shkruar Bayern në njoftim.
Lëndimin e Daviesit e kishte konfirmuar në konferencën për shtyp pas ndeshjes vet trajneri Thomas Tuchel.
“Ai ka pësuar një lëndim dhe duhet të ekzaminohet tani dhe ne duhet të presim. Nuk do të kisha ndonjë koment për të nëse do të ndodhte përsëri. Tani ka rëndësi që Davies të kthehet përsëri në formë”, ka thënë Tuchel.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë tani do të fillojë përgatitjet për duelin e javës së ardhshme ndaj Leverkusenit, ndeshje kjo e cila premton spektakël./Telegrafi/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...