Kili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa lufton zjarret e furishme pyjore në të gjithë vendin që kanë vrarë të paktën 51 persona – dhe autoritetet thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.
“Duke pasur parasysh kushtet e tragjedisë, numri i viktimave me siguri do të rritet në orët e ardhshme”, tha presidenti kilian Gabriel Boriç në një deklaratë televizive të shtunën, transmeton Arbresh.info.
Ai shtoi se ministria e mbrojtjes do të vendosë më shumë njësi ushtarake në zonat e prekura, me të gjitha burimet e nevojshme të vëna në dispozicion, raporton CNN.
Rreth 92 zjarre aktive po digjen në pjesë të ndryshme të vendit dhe deri më tani kanë prekur rreth 43,000 hektarë, tha Ministrja e Brendshme Carolina Tohá.
Zjarrfikësit kanë kontrolluar 40 zjarre dhe janë ende duke luftuar me 29, shtoi ajo.
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...