“Rilindja” e shumëpritur e markës italiane Lancia më në fund ka filluar me modelin e parë elektrik të saj.
Pas thashethemeve të shumta se si mund të duket ai, Lancia Ypsilon 2024 është shfaqur zyrtarisht, pak para debutimit të tij më 14 shkurt në Milano.
Lancia planifikon të prodhojë 1906 njësi të modelit Ypsilon për nder të vitit të themelimit të markës, transmeton Telegrafi.
Nga pamjet duket se rëndësi e veçantë i është kushtuar materialeve me cilësi të lartë dhe veçorive unike të dizajnit sidomos atij të brendshëm. Për zgjedhjen e ngjyrave dhe materialeve meritat i shkojnë komapnisë italiane të mobilieve Cassina.
Ypsilon është gjithashtu modeli i parë që prezanton sistemin info-argëtues SALA.
Brendësia e tij vjen me një ekran të dyfishtë, ndërsa madhësia e tij thuhet të jetë mjaftë e ngjashme me Peugeot 208 dhe Opel Corsa.
Këto veçori thuhet të jenë të zakonshme edhe në modelet e ardhshme, duke përfshirë crossover-in Gamma dhe hatchback-un Delta.
Lancia nuk ka zbuluar shumë specifika rreth performancës së Ypsilon, por dihet se ai mund të kalojë 403 km me një karikim të vetëm, përmes një pakete baterie 54 kWh.
Pas debutimit të tij më 14 shkurt, modeli italian do të nisë një turne në dyqanet italiane, dhe do të jetë i gatshëm për porosi. /Telegrafi/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...