Amazon ka njoftuar se themeluesi i saj, Jeff Bezos do të shesë deri në 50 milionë aksioneve gjatë vitit të ardhshëm.
Aksionet thuhet se kapin vlerën e 8.6 miliardë dollarëve me çmimin aktual prej 171.8 dollarë një i vetëm.
Plani i shitjes i cili u nënshtrohet disa kushteve, u miratua më 8 nëntor të vitit të kaluar dhe skadon më 31 janar të vitit 2025, sipas raportit vjetor të kompanisë.
Aksionet e Amazon u rritën për 8 për qind pasi kompania raportoi shitje më të larta sesa pritej për festat e fundvitit, shkaku i biznesit fitimprurës cloud i cili fuqizohet nga veçoritë me Inteligjencë Artificiale.
Ndryshe, Bezos themeloi Amazon në vitin 1994. Ai dha dorëheqje si shefi ekzekutiv i saj por u kthye përsëri në detyrë në vitin 2021.
Aktualisht ai është personi i tretë më i pasur në botë me një pasuri neto prej 185 miliardë dollarësh.
Nëse ai e zbaton planin për shitjen e aksioneve, kjo do të shënonte herën e parë që ai ka shitur aksione që nga viti 2021. /Telegrafi/
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...