Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë para ndeshjes me Arsenalin se ekipi i tij e ndjen presionin për të fituar çdo ndeshje për shkak të rrezikut që paraqet Manchester City, duke pretenduar se epërsia prej tetë pikësh ndaj tyre nuk iu ofron siguri.
Klopp e di se në rast se Liverpooli fiton ndaj Arsenalit të dielën, ata do mund ta zgjasin epërsinë e tyre ndaj Manchester Cityt deri në tetë pikë, para se këta të fundit të luajnë të hënën ndaj Brentfordit.
Sidoqoftë, ai ka theksuar se rekordi impresiv i Cityt do të thotë se nuk ka vend për gabime për ekipin e tij.
“A duhet të shkojë tek djemtë në zhveshtore dhe t’iu them, ‘Nëse fitojmë ndaj Arsenalit ne jemi tetë pikë….’? Të gjithë e dinë këtë”, ka thënë Klopp.
“Nëse ne humbasim jemi ende dy pikë përpara (nëse City fiton ndeshjen më pak kështu siç janë gjërat), por pastaj City janë fituesi i madh i një ndeshje që nuk janë as të përfshirë”.
“Natyrisht, unë dua që ta fitojmë ligën, por ka ende shumë ndeshje nga tani dhe deri në fund”, u shpreh Klopp.
“Ne duhet t’i luajmë të gjitha dhe t’i fitojmë të gjitha, diçka që është jashtëzakonisht e çmendur. Unë nuk mund të mendoj rreth kësaj, nuk jam një ëndërrimtar. Por, nëse më pyesni nëse do të ishte mirë atëherë, po, shumë mirë për të gjithë që janë të përfshirë”.
“Unë mendoj se çfarë kemi mësuar gjatë viteve është se nëse dëshironi të konkurroni me Cityn, atëherë duhet t’i fitoni të gjitha ndeshjet e juaja sepse ata e bëjnë këtë. Kjo është e tëra”, përfundoi tekniku gjerman./Telegrafi/
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...
73 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
Kanosi me armë zjarri përmes rrjetit social, arrestohet i dy...