Ambasada e Kosovës në Londër vazhdon me shpërndarjen e materialeve shkollore në shqip

16:36 | 3 Shkurt 2024
E.K

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Uran Ferizi sot vizituan shkollën shqipe Ardhmëria në Bexleyheath Academy ku u priten nga Lutfi Vata dhe përfaqësues të tjerë nga Shoqata Ardhmëria në Londër.

Ambasadori Kapiti i falenderoi mësimdhënësit për kontributin e dhënë me gjeneratat e reja në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai theksoi se Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër është gjithmonë përkrahëse e iniciativave të diasporës. Gjithashtu, premtoi se Ambasada do të vazhdoj me shpërdarjen e materialeve shkollore në gjuhën shqipe./Arbresh.info

Të ngjashme