Shërbimi zjarrfikës do të reformohet.
Në ceremoninë e certifikimit për 13 oficerët e nivelit të lartë e të mesëm drejtues që fituan gradën në Akadaminë e Sigurisë Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla u shpreh për hartimin e një ligji të ri.
“Jemi në fazën e parë të procesit, për ta shndërruar rrënjësisht këtë shërbim, por edhe me një qasje të re të Drejtorisë së Përgjithshme, e cila nuk do të ketë rol koordinues, por edhe udhëheqës.”
Në raste emergjencash ministri i Brendshëm kërkoi bashkëpunim dhe angazhim të shpejtë të të gjitha strukturave.
“Kam një pasqyrë të kapaciteteve teknike në 61 bashkitë, situata nuk është ajo që do doja të kishim, por megjithatë nëse bashkojnë të gjithë forcat edhe me Emergjencat Civile, me Ministrinë e Mbrojtjes, dimë t’i koordinojmë, kemi një fuqi që na garanton përballimin me sukses të situatës së zjarreve apo fatkeqësi të tjera.”
Gjatë sezonit të verës ku ka më shumë flukse turistësh ministri i Brendshëm sheh të nevojshme hapjen e stacioneve provizore të shërbimit zjarrfikës.
Balla vlerësoi punën e efektivëve brenda e jashtë vendit dhe përsëriti se rritja e pagave të tyre është në vëmendje të qeverisë./abcnews.al
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’