Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se sulmuesi Darwin Nunez do të përballet me një test fitnesi përpara takimit të madh të së dielës me Arsenalin.
Përfaqësuesi i Uruguait, i cili ka tre gola dhe dy asistime në katër ndeshjet e tij të fundit në Premier Ligë, ka ndihmuar në kompensimin e mungesës së yllit të krahut Mohamed Salah, i cili pësoi një dëmtim muskulor në Kupën e Kombeve të Afrikës, gjë që do ta mbajë atë jashtë fushës për disa javë.
Nunez ishte në maksimumin e tij kaotik kundër Chelseat në mesjavë, duke goditur shtyllën jo më pak se katër herë, dhe Klopp tani ka zbuluar se Nunezi ka luajtur i lënduar gjatë kësaj ndeshjeje.
“Një histori e vogël anësore që nuk e dini, nuk e di nëse Darwini do të jetë i disponueshëm apo jo sepse pas 20 minutash, dikush i shkeli këmbën”, ka rrëfyer Klopp.
“Shumë e dhimbshme pas ndeshjes. Ai e hoqi këpucën vetëm pas ndeshjes sepse nuk donte ta shihte më parë. Ai e dinte se kishte diçka”.
Nëse Nunez dështon të rikuperohet në kohë për ndeshjen, Klopp ka të ngjarë të rikthejë Cody Gakpon në formacionin startues së bashku me Luis Diaz dhe Diogo Jota, të cilët të dy shënuan në fitoren 4-1 ndaj Chelseat.
Jota ka tërhequr vlerësime të veçanta javët e fundit dhe Klopp pranoi se 27-vjeçari ka të gjitha mjetet e nevojshme për të shkëlqyer në Premier League,/kk
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...