Me Giroud që pritet të largohet në fund të sezonit dhe Joviç që nuk ka bindur, Milani është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi për sezonin e ardhshëm dhe media pranë kuqezinjve raportojnë për një buxhet prej 40 milionë eurosh.
Emrat që po ndiqen me interes nga klubi milanez janë disa, duke nisur nga Joshua Zirkzee i Bolognës, i cili po bën shumë mirë këtë sezon në Serinë A, jo vetëm duke shënuar, por edhe duke marrë pjesë në mënyrë aktive në lojën e skuadrës.
Një tjetër futbollist që pëlqehet shumë në Milano është Benjamin Sesko i Leipzig, i cili ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, për prishjen e kontratës me klubin gjerman.
Slloveni 21-vjeçar shkëlqeu te Salzburg, para se të transferohej te Leipzig, ku në 25 ndeshje ka shënuar 8 gola dhe shihet si një nga futbollistët më premtues në repartin e avancuar.
Pikërisht Sesko është ai që po ndiqet me mjaft interes nga Milani, duke qenë se për Zirkzee ka të drejtën e parablerjes Bayerni i Mynihut dhe vetëm nëse bavarezët heqin dorë, mund të negociojë me klube të tjera./ss
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...