Meta së fundmi ka zbuluar planet e reja për të vendosur në qendrat e të dhënave një version të ri të një çipi të personalizuar, i cili synon të mbështetet nga Inteligjenca Artificiale (Al).
Çipi thuhet se mund të ndihmojë në reduktimin e varësisë së Meta-s nga kompania teknologjike Nvidia, ndërsa ajo garon për të sjell produkte me Al.
Kompania më e madhe e rrjeteve sociale është duke u përpjekur të rrisë kapacitetin e saj kompjuterik për produktet gjeneruese të Al në Facebook, Instagram, WhatsApp, dhe syzet inteligjente Ray-Ban.
Thuhet se vendosja e sukseshme e çipit të personalizuar të kompanisë mund të zvogëlojë miliona euro kosto vjetore dhe miliarda të tjerë në kostot e blerjes së çipave nga kompanitë e tjera.
Ky vendim u konfirmua edhe nga një zëdhënës i Meta-s, i cili theksoi se çipi i ri do të funksionojë në koordinim me qindra njësi të përpunimit grafik (GPU).
Shefi ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, muajin e kaluar ka njoftuar se kompania ka planifikuar që deri në fund të vitit të zotërojë afërsisht 350 mijë procesorë H100 nga Nvidia, e cila prodhon GPU-të më të kërkuara të përdorura për Al.
Çipi i ri i referuar si “Artemis”, mund të kryejë vetëm një proces të njohur si konkluzion në të cilin modelet thirren të përdorin algoritmet për të gjeneruar përgjigje ndaj kërkesave të përdoruesve./Telegrafi/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”