Jennifer Lopez po luan në një film të ri aventuresk fantastiko-shkencor të titulluar “Atlas”.
Aktorja 54-vjeçare u pa për herë të parë në film gjatë një klipi të Netflix të projekteve të tyre të vitit 2024 që u nda të enjten.
Lopez ishte e veshur me një bluzë të zezë me flokët e saj kaçurrela në një stil “shaggy”, dhe kishte grim nudo, shkruan DailyMail.
54-vjeçarja nga Bronx u shfaq e tmerruar pasi gjërat duket se po shkojnë tmerrësisht keq.
Atlas përqendrohet te një analiste e shkëlqyer e të dhënave me një mosbesim të thellë ndaj inteligjencës artificiale, e cila i bashkohet një misioni për të kapur një robot renegat me të cilin ajo ndan një të kaluar misterioze.
Ajo luan së bashku me Simu Liu, Sterling K. Brown dhe Abraham Popoola në filmin e regjisorit Brad Peyton dhe shkrimtarit Aron Eli Coleite.
Lopez është duke prodhuar “Atlas” përmes kompanisë së saj të prodhimit Nuyorican Productions dhe marrëveshjes së tyre me Netflix.
Lopez dhe partneri i saj prodhues Elaine Goldsmith-Thomas dhe menaxheri Benny Medina kanë një marrëveshje me shërbimin e transmetimit. /Telegrafi/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...