Google ADS

Edhe lumturia e madhe sjell stres

22:43 | 2 Shkurt 2024
R J

Nëse keni menduar që stresi vjen vetëm në situatat e këqija, mendoni edhe një herë, sepse nuk është kështu.

Stresi vjen kur çrregullohet balancimi fizik dhe mental, ndërsa zakonisht harrojmë që kjo ndodh edhe tek ngjarjet e gëzueshme dhe jo vetëm ato negative. Prandaj duhet të kemi kujdes edhe në ato momente që të mos na rrezikohet shëndeti.

Ta zëmë, dashuria e re është bazë ideale për dozën e fortë të stresit, veçanërisht në fazat e para të rënies në dashuri dhe hyrjes në lidhje kur çdo gjë e kemi të rëndësishme, të tendosur dhe intensive. Atëherë fluturat në bark nuk do të thonë vetëm lumturi, por edhe nivel të konsiderueshëm të stresit i cili duhet të lirohet në ndonjë mënyrë kreative si shkrimi, vizatimi ose fotografimi.

Dasma duhet të jetë një nga ditët më të lumtura në jetë, por shpesh ndodh që ndihemi sikur na ka shkelur tanku nga stresi i madh cili është mbledhur gjatë planifikimit.

Ekspertët këshillojnë ushtrime fizike intensive gjatë kësaj periudhë që stresi të largohet me kohë para se të mblidhet dhe më shumë.

Ditëlindjet hyjnë në kategorinë e ngjashme si edhe dasmat, sepse sado që na pëlqen kur të gjithë na telefonojnë, vijnë dhe na urojnë, në rastin e disa ditëlindjeve me numra të plotë si 30 apo 40 fillojmë të mendojmë për plakjen, kalimin e jetës, na vjen keq për rastet e humbura, dhe e gjithë kjo grumbullon stres.

Për të gjitha këto probleme është përgjegjës stili i sotëm i jetesës i cili nuk na mundëson qasje të relaksuar për çdo gjë, prandaj psikologët pohojnë që kurrë nuk ka pasur më shumë nevojë të kemi ndonjë hobi të vazhdueshëm për relaksimin dhe reduktimin e nivelit të stresit, i cili gjithnjë e më shumë ndikon në shëndetin e njeriut modern. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme