Monitorimi i shkeljeve në rrugë, Balla: Qëllimi i policisë nuk janë gjobat por ndërgjegjësimi

17:47 | 2 Shkurt 2024
R J

Policia Rrugore, prej disa kohësh ka nisur një fushatë për të lehtësuar trafikun në Tiranë, ku në disa prej kryqëzimeve kryesore janë vendosur efektivë, ndërsa disa njësi të tjera të policisë rrugore janë vendosur për kundërvajtjet si përdorimi i celularëve në timon, rripat e sigurimit apo tejkalimet e shpejtësisë.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla inspektoi disa akse rrugore e nyje të rëndësishme qarkullimi në Tiranë, ku u njoh nga afër me disa nga problematikat e trafikut.

Balla u shpreh se qëllimi i policisë nuk janë gjobat por ndërgjegjësimi.

“E rëndësishme, tha ministri i Brendshëm, është ajo që kemi thënë gjithmonë: “Nuk është gjoba qëllimi ynë! Gjoba është një instrument për të tërhequr vëmendjen për ta bërë të vetëdijshëm përdoruesin e rrugës për rreziqet që sjellin shkeljet, ose incidentet që shkaktohen nga përdoruesi i rrugës”

Nga ana tjetërmë lidhje me problematikat që hasen nga mosrespektimi i rregullave nga këmbësorët Shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë Besmit Qibini informoi se po përdorën dronët edukues edhe për sensibilizimin e këmbësorëve.

“Prej një viti Policia Rrugore përdor ‘dron edukues’ që është për 3-4 lloj shkeljesh, të cilat e pasqyrojnë në një dimension tjetër kundërvajtjen administrative. Kemi vënë ‘dron edukativ’ për këmbësorët që nuk respektojnë vizat e bardha por sidomos mjetet që nuk respektojnë këmbësorët, kryesisht në rreth-rrotullim, por edhe në vizat e bardha. Ka një progres në këtë drejtim, sidomos në vijat e bardha, të dyanshëm, edhe nga shoferët, edhe nga këmbësorët. Më parë nuk konceptohej që të ndëshkonim këmbësorin, megjithëse ajo parashikohet edhe në kodin rrugor, pavarësisht se ato pika nuk janë zbatuar në të shkuarën”, ka thënë ai.Sipas Qibinit një faktor për aksidentet janë edhe monopatinat elektrike.

“Në zonat ku kalon trafik-ndarësi, ku janë vërtet shqetësim, në nyjet problematike, ku kemi pasur aksidente me pasoja. Nga analiza që kemi bërë rezulton se në 15.8 % e rasteve kanë qenë fajtorë këmbësorët. Në përdorues të rrugës hyjnë këmbësorët, përdoruesit e biçikletave, si dhe të patinave elektrike. Kemi konstatuar në rrugë interurbane kryesore raste të përdorimit të monopatinave elektrike, të cilët i kemi ndëshkuar dhe ndaluar kategorikisht lëvizjen e tyre në këto akse”, sqaroi Shefi i Komisariatit./abcnews.al/

Të ngjashme