Trajneri i Barcelonës, Xavi, raportohet se e kishte kërcënuar klubin me dorëheqje nga pozita e tij në rast se blaugranasit do të vendosnin për shitjen e Ronald Araujos.
Ishte një afat kalimtar relativisht i qetë për Barcelonën pasi ata nuk arritën të bëjnë përforcime të mëdha në ekip.
Blaugranasit kanë pasur një sezon mjaft të vështirë deri më tani teksa momentalisht renditen në pozitën e katërt në La Liga, dhjetë pikë mbrapa liderit Real Madrid.
Javën e kaluar doli njoftimi se Xavi do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit aktual. Tekniku spanjoll kishte thënë se situata tek Barcelona duhet të ndryshojë dhe se ai nuk mund ta lejojë klubin në një gjendje të tillë.
Sidoqoftë, tani është raportuar se Xavi kishte kërcënuar Barcelonën më herët me dorëheqje nga pozita e tij, në rast se ata do të pranonin shitjen e Ronald Araujos.
Sipas asaj që raporton The Athletic, Xavi kishte kërcënuar bordin e klubit me largim të menjëhershëm në rast se nga ekipi do të largohej mbrojtësi uruguaian.
Megjithatë, përkundër interesimit të madh nga Bayern Munichu, gjiganti gjerman nuk ia doli të sigurojë shërbimet e mbrojtësit shtatgjatë.
Eventualisht pasi dështuan të nënshkruajnë me Araujon, Bayern u fokusua tek mbrojtësi i Tottenhamit, Eric Dier, i cili në fund u transferua në Gjermani./Telegrafi/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...