Google ADS

Aksioni kundër strukturave paralele, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog

16:27 | 2 Shkurt 2024
E.K

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin Elbert Kransiqi sot kanë vëzhguar një aksion të Policisës së Kosovë në mbylljen e komunës ilegale të Pejës në Gorazhdec, atë të Istogut në Osojan dhe të Klinës në Videjë.

Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Postimi i plotë:

Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj.

Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë./Arbresh.info

Të ngjashme