Google ADS

VV: Mbyllen zyrat ilegale të komunave paralele të Serbisë në Pejë, Istog e Klinë

16:11 | 2 Shkurt 2024
R J

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë kanë realizuar sot një aksion në Pejë, Istog dhe Klinë kundër veprimtarive të strukturave ilegale.

Së fundmi, përmes një njoftimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se janë mbyllur zyrat ilegale të komunave paralele të Serbisë në Pejë, Istog dhe Klinë.

“Sot 1 javë u mbyllën 4 komuna paralele që kanë operuar në Dragash (Prizren, Suharekë, Rahovec, Dragash). Sot u mbyllën edhe 3 të tjera paralele që kanë operuar ilegalisht në rajonin e Pejës (Pejë, Istog, Klinë). Nuk ka paralelizma institucional”, ka shkruar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

Të ngjashme