Google ADS

Sezoni i dytë i BBVK, ja cilat ishin situatat që e karakterizuan këtë format

14:42 | 2 Shkurt 2024
K.B

Pas tre muajsh, pritjes i erdhi fundi.

Sonte do t shpallet fituesi i sezonit të dytë i Big Brother Vip Kosova.

Garën për çmimin e madh e ndajnë, Edona, Shqipja, Blerando dhe Lumi.

Ndërsa rrugëtimin në gjysmëfinale e ndërprenë, Santiana dhe çiftet që luajtën si një banor i vetëm, Ardi -Mirdoni dhe Iliriana dhe Adri.

Sipas shifrave ky sezon theu çdo rekord shikueshmërie.

Pothuajse në fillim të këtij formati përmes një zarfi të zi, Vëllai i Madh e përjashtoi Metin nga shtëpia për shkak të dhunës fizike që kishte përdorur ndaj Blerandos.

Bujë të madhe në media bëri edhe raporti mes Santians dhe Bucit dhe lojës së tyre që luajtën aty brenda.

Të dy të lidhur jashtë, ndërsa brenda nuk munguan prekjet mes tyre.

Kurse Blero, njëri nga pretendentët kryesor për ta fituar çmimin e madh, vendosi ta ndërpre rrugëtimin në gjysmë të rrugës.

Njësoj si Blero, veproi edhe Gania.

Loja e tij brenda kishte shumë ulje e ngritje, e njëri prej banorëve që kishte debate pothuajse me të gjithë banorët.

Pas një klipi ku shfaqeshin kontradiktat e tij në lojë, ai vendosi që të largohet nga shtëpia.

Përveç debateve, aty lulëzoi edhe dashuria.

Lumi i cili në fillim të lojës kishte shprehur pëlqim ndaj Albs, e refuzimet e saj e bën atë që të qante natën në oborr, lotët u than kur hyri Kaderi.

Ai shprehi pëlqimin ndaj saj, dhe pas një kohe ata u lidhën bashkë.

Ngjarje nga jashtë

As në këtë sezon nuk munguan historitë nga jashtë.

Ato i solli, Gania dhe Buci një histori që zanafilla nuk u zbulua asnjëherë.

Ndërsa, banorja që theu rekord n Tik Tok, ishte Edona James.

Gjatë këtij sezoni pati shumë histori që do të mbesin gjatë në kujtesën e njerëzve.

Transformimi i Edona James nga burrë në grua, historia e Albyt për pjesëmarrjen e saj në filmat e rritur, historia prekëse e Ganis për humbjen e valluat, ajo e Santians e shumë të tjera./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme