Google ADS

Ukraina në axhendën e bisedimeve me Erdogan-Putin

14:03 | 2 Shkurt 2024
A Z

Presidenti rus Vladimir Putin do të diskutojë çështjen e Ukrainës me homologun e tij turk Tajip Erdogan gjatë vizitës së tij të ardhshme në Turqi, njoftoi agjencia e lajmeve RIA duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov nuk pranoi të jepte një datë specifike për vizitën e Putinit në Turqi, por një zyrtar turk tha se do të zhvillohej më 12 shkurt.

Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu, se Turqia është nën presion të paprecedentë për marrëdhëniet e saj me Rusinë, por Ankaraja “po mbron pavarësinë e saj”./abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme