Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se tashmë ka dorëzuar në Prokurorinë e Pejës raportin me dyshime për keqpërdorimet që janë bërë me marrjen e patentë shoferit.
Durmishi në një konferncë për media ka theksuar se bëhet fjalë për përfshirjen e shumë personave, nga auto-shkollat, ekzaminer e zyrtarë të ministrisë.
Zëvendësministri ka paralajmëruar se nëse konfirmohen dyshimet e tyre, do të konfiskojnë të gjitha patentë shoferët që janë marrë kundërligjshëm.
“Ne kemi dërguar raportin në Prokurorinë e Pejës janë qindra raste, unë informata më shumë nuk mund të jap, pasi janë në proces të hetimit. Janë me emra, mbiemra, kur janë paraqitur provimet. Ka rënë 10 herë në Prishtinë, dhe ka shkuar e ka dhënë provimin me të parën në Pejë”, ka thënë ai.
Sipas tij, bëhet fjalë për ndërmarrje të gjerë kriminale, ku janë të përfshirë shumë njerëz.
“Është çështje e prokurorisë, policisë, dhe gjykatës ta trajtojnë me seriozitet këtë. Ndërsa, ne si institucion do të ndërmarrim masa. Janë të përfshirë zyrtarë të auto-shkollave, ekzaminer, dhe zyrtarë të ministrisë”, ka theksuar ai.
Ditë më parë Ministria e Infrastrukturës ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës tre ekzaminerëve të angazhuar në departamentin për patentë shofer. Durmishi, kishte thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës./rtk
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?