Detaje nga aksioni në rajonin e Pejës kundër veprimtarive të strukturave ilegale

12:58 | 2 Shkurt 2024
E.K

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë kanë realizuar sot një aksion në Pejë e Istog kundër veprimtarive të strukturave ilegale.

Lajmin për portalin Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi.

“Prokuroria së bashku me Policinë e Kosovës, është duke zhvilluar një aksion në disa lokacione, lidhur se ka veprimtari ilegale ne kundërshtim me ligjin. Për detajet do të ju informojmë pas aksionit.”, tha Nikqi.

Ndryshe, sipas raportimeve në media bëhet e ditur se është bastisur komuna paralele serbe në Gorazhdec të Pejës.

Nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës është bastisur sot objekti i të ashtuquajturit Autoritet i Përkohshëm i Komunës së Pejës, që ndodhet në fshatin Gorazhdec të Pejës.

Nga kjo ndërtesë, në të cilën ushtrohej veprimtari ilegale, raportohet se është hequr flamuri i Republikës së Serbisë./Arbresh.info/

Bastiset komuna paralele serbe në Gorazhdec të Pejës

 

Të ngjashme