Qeveria e Kosovës ka bërë lansimin e zgjerimit të platformës “Superpuna”.
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti tha se punë dhe drejtësi është togfjalëshi që është dëgjuar më së shumti në paraqitjet tona publike.
Kurti tha se platforma “Superpuna” ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në punësimin e 9034 të rejave dhe të rinjve.
Ai tha se nga 18-25 vjeç sa ishin grupmoshat përfituesve të platformës, tashmë do të zgjerohet me grupmoshat e përfituesve nga 18-29 vjeç.
Ndërkohë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, theksoi se falë kësaj platforme kemi dyfishimi të numrit të punësuarve në tregun e punës nën moshën 25 vjeçare.
Ai tha se mënyra e subvencionimit, forma dhe kohëzgjatja mbetet e njëjtë sikurse ka ekzistuar në këtë platformë që nga fillimi, përveç se mosha tani zgjerohet deri në 29 vjeç./rtk
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj