Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Qëndrim Zyba ndihet i lumtur me transferimin te gjiganti polak, Legia Varshava.
Dje (e enjte) u konfirmua nga Ballkani se është arritur marrëveshja me Legian për huazimin për gjashtë muaj me të drejtë blerje për Zybëb.
Ndërsa, sot (e premte) ka ardhur edhe prezantimi zyrtar i mesfushorit të Kosovës nga klubi polak.
Pas prezantimit, Zyba është shprehur i lumtur me transferimin dhe i gatshëm të “luftojë” për fanellën e Legias.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar sepse jam në një vend të veçantë. Unë iu bashkova Legia Varshavës – klubit më të madh në Poloni, me tifozët më të mirë dhe ambiciet e kampionatit. Kjo ditë është përmbushja e ëndrrës sime që kam kohë që punoj”, ka thënë fillimisht Zyba pas prezantimit.
“Do të doja t’i jepja Legias gjithë të mirat dhe të fitoja njohjen e tifozëve me paraqitjet e mia të mira”,
“E di që mund të zhvillohem në një klub të tillë. Unë jam një lojtar që jap gjithçka në fushë, luftoj nga fillimi deri në fund”.
“Kam vënë gjithë zemrën time në çdo ndeshje dhe stërvitje”, përfundoi mesfushori therandas.
Zyba pritet t’i bashkohet menjëherë ekipit në stërvitje, ndërsa te Legia ka zgjedhur fanellën me numër 11. /Telegrafi/
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje