Policia e Kosovës ka theksuar se një tabelë e vendosur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në Zubin-Potok është larguar nga persona të panjohur. Rasti është raportuar po hetohet në drejtim të veprës penale “dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
Para disa ditësh, tabela me mbishkrimin “Republika e Kosovës” u vendos në objektin e Qendrës për Punë Sociale dhe në Stacionin e Zjarrfikësve në Zubin Potok.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi